PDSH e pranoi ofertën e LSDM-së për bisedime për pjesëmarrje në qeverinë e re - Gazeta Express
string(77) "pdsh-e-pranoi-oferten-e-lsdm-se-per-bisedime-per-pjesemarrje-ne-qeverine-e-re"

Gazeta Express

05/08/2020 12:25

PDSH e pranoi ofertën e LSDM-së për bisedime për pjesëmarrje në qeverinë e re

Gazeta Express

05/08/2020 12:25

LSDM-ja i ka ofruar PDSH-së të jetë pjesë e koalicionit të ri qeveritar. PDSH parimisht është pajtuar të jetë pjesë e Qeverisë, por është dakorduar që të formohen grupe të punës të cilat do t’i udhëheqin sekretarët e dy partive që duhet të merren vesh për detajet.

Për këtë dje në në Klubin e Deputetëve në Shkup është̈ realizuar takim mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të PDSH-së, Menduh Thaçi. Në takim morën pjesë edhe Radmilla Shekerinska dhe Oliver Spasovski nga LSDM si dhe Azem Sadiki nga PDSH, njëherësh kryetar i komunës së Studeniçanit.

Lexo Edhe:

Informatën mbi takimin në profilin e tij në Fejsbuk e ka shpërnda Sadiki i PDSH-së.

“Na u ofrua mundësia që të jemi pjesë e qeverisë së ardhshme nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ne si parti e kemi pranuar ftesin dhe janë formuar grupet e punës që do të udhëhiqen nga sekretari i partisë bashkë me sekretarin e LSDM-së, Lupço Nikollovski”, ka shkruar Sadiki në Fejsbuk.