PDK: Të papranueshme sulmet e Haxhiut ndaj Kushtetueses, nuk ndodh në vende demokratike - Gazeta Express
string(85) "pdk-te-papranueshme-sulmet-e-haxhiut-ndaj-kushtetueses-nuk-ndodh-ne-vende-demokratike"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2023 13:26

PDK: Të papranueshme sulmet e Haxhiut ndaj Kushtetueses, nuk ndodh në vende demokratike

Lajme

Gazeta Express

25/03/2023 13:26

Përparim Gruda, koordinatori i Partisë Demokratike të Kosovës për drejtësi, ka thënë se janë të papranueshme sulmet e ministres Albulena Haxhiu ndaj Gjykatës Kushtetuese, e cila ia cilësoi si anti-kushtetues Ligjin për KPK-në.

Gruda ka thënë se në asnjë vend të botës Ministria e Drejtësisë nuk e sulmon Gjykatën Kushtetuese.

Lexo Edhe:

“Sulmet që Ministrja e Drejtësisë i bëri sot Gjykatës Kushtetuese në konferencë për media, tregojnë se kjo Qeveri nuk respekton asnjë parim, asnjë institucion e aq më pak Kushtetutën e Kosovës”.

“Në një vend demokratik nuk mund të ndodh kurrë që një Ministre e Drejtësisë të sulmoj kështu Gjykatën Kushtetuese për vendimmarrjen e saj. Kjo qeveria është e paftë, pa program dhe pa vullnet për të bërë gjëra të mira për vendin. Prandaj, sulmet ndaj çdo institucioni ose individi që nuk mendon si ata, janë përpjekje për të mbuluar mospunën dhe paaftësinë e tyre”, ka shkruar ai.