PDK s’kishte votuar për të kompensuar gratë e dhunuara, Flora Brovina u kërkonte dëshmi


Gazeta Express
16 Maj 2019 16:27

Opinioni u tmerrua nga dy fotografi që deputetja e PDK-së, Flora Brovina vendosi të shpalosë para mediave. Për terrorin serb gjatë luftës, tregon më së miri ajo pamje ku shihet një e re kosovare që dhunohet nga tre ushtarë ose paramilitarë serbë. Pak orë më vonë, Brovina shpalosi edhe një foto të një 7-vjeçares së dhunuar. PDK vendosi që sot pas një heshtje 20 vjeçare të ngrit zërin për gjenocidin mbi kosovarët. Këta të fundit, vite më parë patën qenë shumë të zëshëm kundër kompenzimit të personave që u përdhunuan gjatë luftës. Nismën e patën kundërshtuar edhe me votë në Kuvend, shkruan Gazeta Express

Hiç më pak se 14 deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, kishin bashkuar forcat vite më parë me deputetët serb, për të penguar kështu ndryshimin e Ligjit për t’i futur edhe personat e përdhunuar gjatë luftës në mesin e viktimave që iu takon kompensimi.

Edhe pse edhe atë herë në pushtet, PDK pati dhënë më së shumti vota duke kundërshtuar nismën, atëherë ishte bërë edhe publike lista e deputetëve që votuan, e për këtë partia në fjalë mori shumë kritika.

Ndryshimi i ligjit ishte bërë i mundur vetëm me katër vota më shumë. Që nga atëherë personat e dhunuar seksualisht në luftë marrin ndihmë materiale, njëjtë si të gjitha kategoritë e tjera të dala nga lufta.

Deputetët kishin kundërshtuar atëherë nën arsyetimin se së pari duhet të konstatohej se çfarë dokumente duhet të kërkohën për të vërtetuar këtë abuzim. Vetë Flora Brovina i kishte quajtur të çuditshme të dhënat nga organizatat ndërkombëtare.

Shaip Muja i PDK-së, kishte kërkuar ekzaminimin e grave të dhunuara, duke thënë se mund të paraqiteshin për të marrë pension gratë që nuk u kishte ndodhur dhunimi.

Këta po dalin me qëndrime ndryshe sot, kur në Kuvend të Kosovës po diskutohet për luftën e fundit. Me iniciativë të krye parlamentarit Kadri Veseli në Kuvend të Kosovës po diskutohet për themelimin e një Tribunali ku do të gjykohen krimet dhe gjenocidi serb.

Deputetja e partisë që kundërshtonte kompensimin e të dhunuarve gjatë luftës, Flora Brovina, si për çudi vendosi sot që të kërkojë mbështetje duke publikuar  fotografi që tregojnë mizoritë serbe.

Gazeta Express sjell të plotë listën e personave që votuan kundër futjes në ligj të grave të përdhunuara gjatë luftës:

1. Shaip Muja – PDK

2. Elmi Reçica – PDK

3. Latif Gashi – PDK

4. Bekim Haxhiu – PDK

5. Zenun Pajaziti – PDK

6. Fadil Demaku – PDK

7. Adem Grabovci – PDK

8. Fatmir Xhelili – PDK

9. Halit Krasniqi – PDK

10. Ramë Vataj – PDK

11. Ramiz Ladrovci – PDK

12. Blerta Deliu Kodra – PDK

13. Salihe Mustafa – PDK

14. Safete Hadergjonaj – PDK

15. Naser Osmani – LDK

16. Ukë Rugova – Lista Rugova

17. Muzejene Selmani – AKR

18. Sevdije Rama – AKR

19. Petar Miletić – SLS

20. Jelena Bontić – SLS

21. Jasmina Žvković – SLS

22. Biserka Kostić – SLS

23. Saša Milosavlević -SLS

24. Müfera Şinik – KDTP

25. Murselj Haljilji – GIG

26. Gëzim Kelmendi – AKR

27. Boban Todorović – SLS

28. Fikrim Damka – KDTP

29. Milivoje Stojanović – SLS

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart