PDK-ja konfirmon takimin e Veselit me Thaçin e Haradinajn, tregon çfarë kanë biseduar - Gazeta Express
string(83) "pdk-konfirmon-takimin-e-veselit-me-thacin-e-haradinajn-tregojne-cfare-kane-biseduar"

PDK-ja konfirmon takimin e Veselit me Thaçin e Haradinajn, tregon çfarë kanë biseduar

Gazeta Express

22/10/2020 12:00

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot në mëngjes kreun e shtetit, Hashim Thaçi, dhe kryetarin e Aleancës, Ramush Haradinaj. Ata kanë ngrënë mëngjes bashkë, derisa për arsyet e takimit kanë folur zyrtarë nga partia që drejton Veseli.

Partia Demokratike e Kosovës për Gazetën Express e ka konfirmuar takimin e sotëm në mes të Kadri Veselit me presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e Aleancës, Ramush Haradinaj.

Lexo Edhe:

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se takimi i mbajtur në mëngjes nuk ka ndonjë lidhje me zhvillimet politike apo ndonjë temë tjetër në Kosovë.

“Kryetari i PDK-së, z. Veseli ka pasur një mëngjes me presidentin dhe z. Haradinaj, por nuk lidhet me asnjë zhvillim politik apo temë tjetër në Kosovë”, ka thënë Bytyçi për Express.