PDK kërkon dorëheqjen e ministres Hykmete Bajrami - Gazeta Express
string(49) "pdk-kerkon-doreheqjen-e-ministres-hykmete-bajrami"

PDK kërkon dorëheqjen e ministres Hykmete Bajrami

Gazeta Express

21/10/2020 19:07

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Financave, Hykmete Bajrami. Kjo kërkesë e PDK’së vjen menjëherë pas skandalit ku u ‘avulluan’ mbi 2 milionë euro.

Gjithashtu PDK thotë se i arrestuari nuk ka lidhje me PDK’në. Kujtojmë se gjatë ditës u raportua se i arrestuari ka qenë anëtar i PDK’së në komunën e Drenasit.

Lexo Edhe:

Mirëpo përgjegjësi për këtë skandal përvec Bajramit, PDK kërkon edhe nga kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Madje PDK’ja gurrin e gjuajti diku tjetër. Sipas tyre, i arrestuari ka tradicionalisht ka qenë mbështetës të LDK’së në komunën e Drenasit.

Më poshtë gjeni komunikatë e plotë të PDK’së:

PDK kërkon dorëheqjen e ministres Bajrami pas vjedhjes në Thesarin e Shtetit – sqaron se i arrestuari nuk ka lidhje me PDK-në

Prishtinë, 21 tetor 2020 – Partia Demokratike e Kosovës, me shqetësim ka marrë lajmin për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Situata është edhe më e rëndë kur në këtë fazë tejet të ndjeshme janë bërë shkarkime në tri institucione që luftojnë krimin dhe mbikëqyrin sektorin financiar të shtetit.

Para disa ditësh, Kryeministri Hoti në mënyrë arbitrare kishte shkarkuar drejtorin e Policisë, drejtorin e ATK-së dhe drejtorin e Doganës. Nuk vonoi shumë ku edhe Qeveria Hoti pa ndonjë paralajmërim ka shuar task-forcën për luftimin e krimeve të natyrës që sot po shohim në Thesarin e Shtetit.

PDK kërkon përgjegjësi të plotë institucionale dhe politike nga Ministrja e Financave, Hykmete  Bajrami si dhe kryeministri Hoti për këtë krim ekonomik qeveritar.

Për t’i dhënë hapësirë hetimeve të pavarura, e për t’ju shmangur ndërhyrjes politike, PDK kërkon dorëheqjen e Ministres Bajrami dhe fton organet e drejtësisë që të hetojnë çdo individ që është përfshirë në këtë krim qeveritar.

Po ashtu, PDK sqaron se zyrtari i arrestuar në Ministrinë e Financave nuk është dhe kurrë nuk ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Përkundrazi, qytetarët e Drenasit e dinë fare mirë që i apostrofuari vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së në këtë komunë. Për më tepër i ftojmë mediat që këtë ta hulumtojnë vetë jashtë PDK-së.