PDK i përgjigjet deputetes së AAK'së: Ne e kemi kryetarin tonë në detyrë, e ai është z. Enver Hoxhaj - Gazeta Express
string(96) "pdk-i-pergjigjet-deputetes-se-aakse-ne-e-kemi-kryetarin-tone-ne-detyre-e-ai-eshte-z-enver-hoxhaj"

Gazeta Express

24/11/2020 23:14

PDK i përgjigjet deputetes së AAK’së: Ne e kemi kryetarin tonë në detyrë, e ai është z. Enver Hoxhaj

Gazeta Express

24/11/2020 23:14

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyci, i është përgjigjur deputetes së AAK’së, Time Kadriaj, që tha se për postin e presidentit kanë biseduar me Hashim Thacin e Kadri Veselin para ikjes së tyre në Hagë.

“Time Kadrijaj paska thënë se ata i paskan kërkuar përkrahjen e themeluesve të PDK-së për kandidatin e tyre për President.”, shkruan ai.

Lexo Edhe:

“Koment: Tre prej themeluesve të PDK-se gjinden në Hagë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka kryetarin e saj në detyrë, e ai është z. Enver Hoxhaj. Si i tillë z. Hoxhaj flet në emër të PDK-së, e ai sot foli shumë qartë. Partia Demokratike e Kosovës ka votë vetëm për propozimin që buron nga PDK për pozitën e Presidentit!”, shton Bytyci raporton Gazeta Express. /GazetaExpress/