PD: Veliaj i jep pa garë tender 3.4 mln euro kompanisë së Agron Malajt - Gazeta Express
string(69) "pd-veliaj-i-jep-pa-gare-tender-3-4-mln-euro-kompanise-se-agron-malajt"

PD: Veliaj i jep pa garë tender 3.4 mln euro kompanisë së Agron Malajt

Gazeta Express

09/01/2020 16:38

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, duke thënë se Erion Veliaj i ka dhënë një tender prej 3.4 mln eurosh pa garë dhe rregulla kompanisë në pronësi të kryebashkiakut të Bashkisë Mat, Agron Malajt.

Zhupa publikon dokumentat dhe shprehet se tenderi për sigurinë në shkolla është dhënë në mënyrë krejt korruptive.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se Agron Malaj u vu nën hetim për ngjarjet tragjike të 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 persona në bulevardin kryesor të Tiranës. Malaj ishte drejtuesi i grupit të zjarrit në Gardën e Republikës.

DENONCIMI I INA ZHUPËS
Veliaj i jep tenderin 3.4 milion euro për sigurinë në shkolla kompanisë së kryetarit te emëruar rilindas të bashkisë Mat, Agron Malaj, jashtë kritereve ligjorë, edhe me tender fiktiv, pa garë, me ofertues të vetëm dhe në vlerën limit!

Me datë 24 dhjetor 2019 Bashkia Tiranë ka zhvilluar procedurën e prokurimit publik për “Shërbime të integruara sigurie për godinat, në institucionet e arsimit parashkollor e shkollor dhe institucionet e tjera të Bashkisë Tiranë” në një vlerë fondi 414.844.706 Leke ( 3.4 Milion Euro)
Fitues i këtij tenderi është shpallur bashkimi kompanive “Global Security” sh.p.k, “ELEKTROSEK” sh.p.k, “PORT CONSTRUCTION” shpk me përfaqësues kryesore në tender kompaninë “Global Security” sh.p.k në një tender pa garë, ku ofertuesit e tjerë nuk paraqiten ofertë ose nuk paraqiten dokumente, duke u future me qëllim për t’i hapur rrugën fituesit. Ndërkohe vlera është po ashtu në fondin limit, e fituar me 414.662.400 lekë.