PD ‘trysni’ prokurorisë për verifikimin e Valdrin Pjetrit: Vonesat ju rreshtojë në anën e krimit


Gazeta Express
14 Gusht 2019 18:39

Partia Demokratike kërkon nga prokuroria të mbajë të informuar selinë blu në lidhje me procedurat që po kryhen për verifikimin e figurës së Valdrin Pjetrit.

Një ditë pas publikimit të dokumentave që faktojnë dënimin e Pjetrit në Itali vite më parë, PD i ka dërguar një letër prokurorisë duke kërkuar që organi i akuzës të reagojë në lidhje me hetimin duke informuar se çfarë po ndodh me dosjen.

“Për fat të keq, ky reagim nuk ka ardhur ende, duke zhbërë qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit. Sipas këtyre të dhënave rezulton se Valdrin Pjetri është i dënuar nga Gjykata e Firences, me vendimin e formës së prerë të datës 12 Qershor 2003, me 18 muaj burg dhe 1000 Euro gjobë, për veprën penale “shpërndarje, prodhim dhe trafikim i lëndëve narkotike dhe lëndëve të tjera të paligjshme psikotrope”, të kryer në bashkëpunim. Çdo vonesë e pajustifikuar për rezultatin e këtij verifikimi është rreshtim në anën e krimit të organizuar dhe promovimit të tij në funksione të larta publike.”-thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Te fundit


Kthehu lart