PD: SPAK të hetojë Ramën e Veliajn, pastruan paratë e një prej klaneve më të rrezikshme mafioze italiane - Gazeta Express
string(102) "pd-spak-te-hetoje-ramen-e-veliajn-pastruan-parate-e-nje-prej-klaneve-me-te-rrezikshme-mafioze-italiane"

Gazeta Express

06/06/2020 16:27

PD: SPAK të hetojë Ramën e Veliajn, pastruan paratë e një prej klaneve më të rrezikshme mafioze italiane

Gazeta Express

06/06/2020 16:27

Partia Demokratike i kërkon SPAK të hetojë Edi Ramën dhe Erion Veliaj për lidhjet e mundshme me aferën mafioze të plehrave dhe pastrimit të parave të mafias italiane me kompaninë publike ‘EcoTirana’.

Zëdhënësja e PD-se, Ina Zhupa përmes një deklarate për median tha se fushata e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për diferencimin e mbetjeve ishte vetëm një mashtrim për t’i hapur rrugë ortakërisë në kompaninë e plehrave me ata që sot akuzohen se e përdorën këtë kompani për të qarkulluar paratë e mafias italiane.

Lexo Edhe:

“Bashkia e Tiranës mund të jetë përdorur për të pastruar paratë e një prej klaneve më të rrezikshme mafioze italiane, përmes kompanisë së krijuar nga Erion Veliaj, ‘Eco Tiarana’.

Ortakët italianë të kompanisë, miq të Erion Veliajt dhe Edi Ramës, janë vendosur sot nën akuzë për pastrimin e parave të mafias italiane.

Ata kanë përdorur për këtë aktivitet kriminal kompaninë publike të pastrimit të Veronës, Amia, e cila është ortake me 49 përqind të aksioneve në kompaninë e pastrimit të Tiranës, ‘Eco Tirana’.

Kjo kompani u propagandua me shumë bujë si kompania që jo vetëm do ta bënte Tiranën qytetin më të pastër në rajon, por ishte pjesë e projektit të madh për diferencimin e mbetjeve që në burim dhe grumbullimin e tyre.

Ky është momenti i firmosjes së marrëveshjes mes Erion Veliajt dhe kryebashkiakut të Veronës, Flavio Tosi 4 vjet më parë. Sipas kësaj marrëveshje me kumbar Edi Ramën, Eco Tirana krijohet sipas modelit të kompanisë publike të pastrimit të Veronës, Amia.

Sot zbulohet se kjo kompani i ka shërbyer mafias së plehrave për pastrimin e parave, duke e bërë edhe funksionimin e saj në Shqipëri të dyshuar kryesore për aktivitet kriminal.

Hetimet e prokurorisë italiane kanë zbuluar se ortakja e kompanisë së plehrave të Tiranës ka qenë një mekanizëm për mafian e plehrave në Itali dhe pastrimin e parave të klanit mafioz Ndragheta.

Prokuroria ka akuzuar 26 persona ndër to ish-kryebashkiakun Tosi dhe Andrea Miglioranzi për bashkëpunim në organizatë kriminale, mashtrim, pastrim parash, ryshfet, trafik droge, korrupsion, transferim të mirash materiale në shkelje me ligjin.

Afera me mafien e plehrave duhet hetuar edhe në Shqipëri. Nuk duhet hetuar vetëm Erion Veliaj që e ka firmosur marrëveshjen me bashkëpunëtorin e Ndraghetës, por duhet hetuar edhe Edi Rama, i cili është nismëtari i kësaj marrëveshjeje mes mafiozësh.

Deri tani, Eco Tirana, me ortake kompaninë publike të Veronës, të përdorur nga mafia kalabreze është paguar rreth 4 milionë euro nga Erion Veliaj, duke përfshirë edhe pagesën për diferencimin e mbetjeve, kur ky proces nuk ekziston në Tiranë”, tha Ina Zhupa.

Në Itali ka nisur hetimet per 26 persona ndër ta ish-kryebashkiakun Flavio Tosi dhe Andrea Miglioranzi për bashkëpunim në organizatë kriminale, mashtrim, pastrim parash, ryshfet, trafik droge, korrupsion, transferim të mirash materiale në shkelje me ligjin.