PD- Ramës: Shpjegoji shqiptarëve, pse i dhe tender ushqimesh një kompanie kompjuterësh? - Gazeta Express
string(83) "pd-rames-shpjegoji-shqiptareve-pse-i-dhe-tender-ushqimesh-nje-kompanie-kompjuteresh"

PD- Ramës: Shpjegoji shqiptarëve, pse i dhe tender ushqimesh një kompanie kompjuterësh?

Gazeta Express

03/04/2020 17:36

Partia Demokratike i ka ‘kujtuar’ sërish kryeministrit Rama akuzat dhe pyetjet për një tender prej 1.r mln eurosh që qeveria i ka dhënë një kompanie kompjuterësh, për të blerë rezerva ushqimore në kohën e koronavirusit.

Përmes një deklarate për shtyp, PD instiston sërish, që kryeministri të dalë dhe të shpjegojë sesi një kompani kompjuterësh nga Maqedonia e Veriut, fitoi një tender 1.5 mln euro brenda 24 orëve, për pako ushqimore.

Lexo Edhe:

Nga e dinte Olta Xhaçka që kompania e kompjuterave nga Maqedonia ishtë kthyer papritur dhe në tregtuese ushqimesh vetëm 6 ditë para shpalljes së tenderit?

Edi Rama duhet t’u thotë shqiptarëve që e kanë bosh frigoriferin dhe dollapin e bukës pse duhet të priste 3 javë për të bërë tenderin me negocim për ushqimet e rezervave të shtetit?

Edi Rama duhet të bëjë transparencë dhe të japë përgjigje pyetjeve për tenderin 1.5 milionë eurove të ushqimeve. Sulmet ndaj opozitës dhe gjuha e urrejtjes nuk mbushin barkun me bukë të shqiptarëve, nuk ngrohin shtëpitë e tyre, nuk çojnë para në xhepat bosh të shqiptarëve.“-pyet ish- deputeti i PD-se Ramen e Xhaçkën.

Për më tepër, shikoni denoncimin e plotë: