PD: Rama 100 mijë euro udhëtim me Air Albania, reagon Endri Fuga - Gazeta Express
string(62) "pd-rama-100-mije-euro-udhetim-me-air-albania-reagon-endri-fuga"

Gazeta Express

31/05/2020 18:45

PD: Rama 100 mijë euro udhëtim me Air Albania, reagon Endri Fuga

Gazeta Express

31/05/2020 18:45

Zëdhënësi i kryeministrit Rama, Endri Fuga, ka reaguar në lidhje me akuzën e bërë nga sekretari i përgjithshëm i PD-së Bardhi, i cili bëri me dije se kryeministri kishte harxhuar një shumë prej 100 mijë eurosh për të udhëtuar drejt Parisit.

Fuga shkruan në rrjetin social se akuza janë shpifje të shëmtuara, pasi kryeministri ka udhëtuar për qëllime pune dhe se lëvizja e tij është kryer përmes Air Albania.

Lexo Edhe:

Reagimi i plotë:

“E turpshme akuza për udhëtimin 24orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!”.