PD pyet: 3 vjet reforma në Drejtësi, kush është zyrtari i vetëm i lartë i ndëshkuar?!


Gazeta Express
22 Korrik 2019 15:32

Pas 3 vitesh të miratimit me konsensus në Kuvend të reformës, për Partinë Demokratike, drejtësia është kthyer në instrument privat që përdoret nga kryeministri Edi Rama.

Simbol i kësaj, tha Sekretari për çështjen ligjore Çlirim Gjata, është vendimi i Gjykatës së Durrësit për të ndryshuar një vendim pa e apeluar.

Çlirim Gjata: “Gjithçka në këtë reformë filloi të shfrytëzohej që të kapje nga kryeministri Rama për qëllimet e tij politike. Dhe çfarë kemi sot mbas 3 vitesh, çfarë rezultatesh ka sjellë kjo reformë? Ne po marrim vetëm atë çfarë ka ndodhur së fundmi. Vendimi i Gjykatës së Durrësit, pak ditë më parë, është simboli i drejtësisë private e Edi Ramës. Nuk i pëlqeu vendimi i parë çoi kërkesë dhe në mënyrën më të kundraligjshme, absurde dhe njëkohësisht paradoksale mori vendimin e dytë.”

Gjata tha më tej se edhe pse ka 3 vjet që reforma është kryer ende asnjë zyrtar i lartë nuk ka dal para drejtësisë.

Çlirim Gjata: ” Shqiptarët janë dëshmitarë se kjo drejtësi private e Edi Ramës nuk ka ndëshkuar asnjë zyrtar të lartë, asgjë për korrupsionin, asnjë ministër apo zyrtar i lartë publik, asnjë politika nuk ka dalë para drejtësisë për zgjedhjet e përditshme të shqiptarëve apo për skandalet e panumërta.”

Për Partinë Demokratike, vetëm një drejtësi e çliruar nga diktati i Ramës dhe i krimit do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, që mundësojnë qeverisje në interes të qytetarëve.

Te fundit


Kthehu lart