PD publikon pamjet në Shkodër: Momenti kur socialistët thyejnë derën e pallatit të sportit


Gazeta Express
28 Qershor 2019 20:31

Partia Demokratike ka publikuar disa pamje të momentit kur në Pallatin e Sportit në Shkodër, eksponentë të dyshuar të PS-së kanë hyrë me dhunë në ambientet e godinës, madje duke thyer dhe derën e cila ruhej nga policia bashkiake e qytetit.

“Video është momenti kur përfaqësues të Partisë Socialiste në Shkodër më në krye nipin e deputetit të PS, Luan Harusha, sulmojnë me dhunë Pallatin e Sportit ne Shkodër, nen administrimin e Bashkisë, duke thyer me forcë derën e këtij institucioni.

Policia bashkiake e Shkodrës, e cila ka nën menaxhim këtë institucion I ka ndaluar, ndërkohë që në momentin kur arrin policia e rendit autorët largohen nga vendi I ngjarjes pa u ndaluar nga uniformat blu.

Në vendngjarje janë 4 makina. Një Volksëagen Passat ngjyrë jeshile e cila ka targën Sh 3573 E, Një Peugeot e bardhë me targë Sh 1782 E, Një Merecedes Benz CLS me targë  AA 007, pronari i te cilit është Ergys Harusha, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha”, -njofton PD.

Te fundit


Kthehu lart