PD nxjerr zbuluar një tjetër tender ‘sekret’ të qeverisë për koronavirusin - Gazeta Express
string(72) "pd-nxjerr-zbuluar-nje-tjeter-tender-sekret-te-qeverise-per-koronavirusin"

PD nxjerr zbuluar një tjetër tender ‘sekret’ të qeverisë për koronavirusin

Gazeta Express

08/04/2020 14:20

Pas denoncimit të tenderit 1.5 mln euro për pakot ushqimore, i fituar nga një kompani kompjuterësh dhe pas denoncimit të 4 tenderave të shpallur ‘sekret shtetëror’, ku njëri tender për respiratorët ishte fituar nga një kompani dekoderash televizivë, Partia Demokratike ka vijuar me denoncimet.

Lexo edhe: PD kallëzon penalisht Ministren e Mbrojtjes : Dha tender korruptiv 1.5 mln euro

Lexo Edhe:

Lexo edhe: PD: Kompania e dekoderave fiton tenderin ‘sekret’ të qeverisë për respiratorët

Këtë të mërkurë, ish deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj ka publikuar detaje në lidhje me një tjetër tender të qeverisë, që ka lidhje me koronavirusin.

Alibeja shkruan në rrjetin social se Ministria e Drejtësisë ka kryer një tender për pajisje anti-Covid. Sipas Alibeajt, tenderi është kryer në mënyrë sekrete dhe pa asnjë transparencë.

DENONCIMI: 

Pas 4 tenderave sekretë të Ministrisë së Shendetësisë, edhe Ministria e Drejtësisë tenderon paisje anti-COVID pa asnjë tranaparencë. Virusi i vjedhjes me tendera “sekrete” është përhapur masivisht në qeverinë shqiptare. Pas Ministrisë së Shëndetësisë edhe Ministria e Drejtësisë ka bërë tender për materiale mjekësore anticovid. Me urgjencë, me shpejtësi dhe sigurisht, sekret! Fituesi, gjithnjë i paracaktuar! Kompania “FEDOS” shpk është “fituesja” dhe përfituesja e parave të shqiptarëve, që nuk dihet si janë harxhuar. Tenderat e klasifikuar sekret i kanë mbyllur gojën qeverisë! Asnjë pipëtimë se ku shkuan 1.5 milionë euro të ushqimit të shqiptarëve. Asnjë shpjegim pse u bënë sekrete 4 tendera të Ministrisë së Shëndetësisë. Ligji detyron qeverinë të bëjë transparencë dhe të mos bëjë “rrush e kumbulla” paratë e shqiptarëve. Sa para nga të shqiptarëve ka harxhuar në mënyrë sekrete? A ka abuzuar me këto para? A ka favorizuar ndonjë klient? Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe SPAK-u duhet të ulërijnë për zbatimin e ligjit. Shqiptarët i paguajnë për të gjetur padrejtësitë, abuzimet, vjedhjet dhe për t’i ndëshkuar ato.