PD nuk tërhiqet nga platforma për reformën zgjedhore, Kaso: Protestat pas vendimit për negociatat


load
Gazeta Express
14 Tetor 2019 23:33

Opozita nuk ka ndërmend të tërhiqet nga platforma e saj për reformën zgjedhore, përfshi këtu dhe idenë e ngritjes së një strukture me ndërkombëtarë, që të formësojë reformën.

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD Ivi Kaso, u shpreh se reforma zgjedhore duhet të jetë e besueshme,

Kaso: Largimi im nga tryeza e OSBE-së nuk mbarte qëllim të fshehur, por largim normal në përfundim të sesionit të parë. Propozimet tona janë të shumta pasi aspektet që duhet të adresohen janë të shumta. Rekomandimet e OSBE-së përsa i përket zgjedhjeve të fundit janë shumë të rënda.

Si do i bëjë Rama të gjitha vetëm, por kërkohet ngritja e mekanizmave për të një ushtrim të besueshëm. Jemi kundër cdo lloj reforme fasadë. Një pjesë e rekomandimeve nuk kanë nevojë për fare ndërhyje në ligj. Hajde të krijojmë një mekanizëm tjetër të udhëhiqet nga ndërkombëtarë.

Në lidhje me protestat, Kaso u shpreh:

“Patjetër që do të rikthehen protestat shumë shpejt. PD-ja ka qenë në një proces riorganizimi të brendshëm që ka përfunduar, i është lënë kjo periudhë deri në vendosjen për negociatat jo vetëm për të reflektur, por edhe se imazhi i Shqipërisë të mos nxihej”./EXPRESS

Te fundit


Kthehu lart