PD, Komisioni dorëzon 326 kandidatë. Kryesia do përzgjedhë 140 prej tyre për zgjedhjet e 2021-shit. - Gazeta Express
string(96) "pd-komisioni-dorezon-326-kandidate-kryesia-do-perzgjedhe-140-prej-tyre-per-zgjedhjet-e-2021-shit"

PD, Komisioni dorëzon 326 kandidatë. Kryesia do përzgjedhë 140 prej tyre për zgjedhjet e 2021-shit.

Gazeta Express

22/10/2020 13:50

Komisioni i Vlerësimit mbylli përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, teksa do i dorëzojë Kryesisë 326 emra për kandidatë për deputet.
Kjo ishte faza tre, pas një të anëtarësisë dhe dy të Komisionit të Vlerësimit.

Tashmë vendimtare do të jetë vota e Kryesisë së PD që do të zgjedhë 140 kandidatët finalë.

Lexo Edhe:

Janë të paktën deri më tani 80% e kandidatëve janë ngalista me 326 emra të Komisionit të Vlerësimit, kurse Kryesia dhe kryetari kanë tashmë të drejtën e propozimit të 20% të emrave për kandidatë.

Në fund Kryesia voton dhe zgjedh 140 kandidatët me të cilët PD do të dalë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.