PD denoncon Veliajn: Një tjetër kullë, ‘Erion Betoni’ vijon punët me oligarkët - Gazeta Express
string(74) "pd-denoncon-veliajn-nje-tjeter-kulle-erion-betoni-vijon-punet-me-oligarket"

Gazeta Express

19/01/2020 19:07

PD denoncon Veliajn: Një tjetër kullë, ‘Erion Betoni’ vijon punët me oligarkët

Gazeta Express

19/01/2020 19:07

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa ka publikuar dokumente të projektit që pritet të ndërtohet në afërsi të ish- Ekspozitës “Shqipëria Sot” në Tiranë.

Sipas Zhupës, kryebashkiaku Veliaj po vazhdon ta betonizojë Tiranën me kulla të larta.

Lexo Edhe:

 Erioni Betoni vazhdon betonizimin e Tiranës me kulla të larta pavarësisht se jemi qyteti me ajrin më të ndotur në Europe dhe të dëmshem për shëndetin. E rradhes është kulla që do i zërë vendin ish ekspozitës, një sipërfaqe ndertimi 67.366 m2 me 24 kate lartësi!

Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 4 datë 8 nëntor 2019 ka miratuar lejen e ndërtimit të rradhës për objektin “Ekspozita Building” një kullë me lartësi rreth 100 metra, 24 kate mbi tokë me destinacion qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim dhe 5 kate nën tokë parking .  Volumi i sipërfaqes së përgjithshëm të ndërtimit që do t`i zërë frymen kryeqytetit  është  67.366 m2.

Trualli ku do të ndërtohet kulla ndodhet pranë Bulevardit “Gjergj Fishta” ku më parë ka ekzistuar ndërtesa “Ekspozita sot” një ndërtesë e trashëgimisë historike të Tiranës.

Veliaj vetëm dëmton qytetin dhe shëndetin e qytetareve edhe mbush xhepat e oligarkëve edhe të vetat! I emëruar në krye të bashkisë nuk po lë hapesirë në qytet pa e transformuar në nje kullë!”-shkruan Zhupa./Express