PD denoncon sërish me shifra sesi janë manipuluar votat më 30 qershor


Gazeta Express
11 Shtator 2019 14:17

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të mërkurë me fakte sipas saj, sesi qeveria më 30 qershor ka manipuluar votimet e mbajtura duke rritur artificialisht numrin e votuesve. Ish deputeti Oerd Bylykbashi tha se PS ka plotësuar fletë votimit bosh si dhe ka mbushur kuti përmes komisionerëve socialist, prova që sipas tij dalin nga regjistrimet video e audio që PD disponon.

 “Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka flet votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisionerët socialistë”, tha Bylykbashi.

Te fundit


Kthehu lart