PD anulon aktivitetin për ditën e themelimit të partisë, fondet kalojnë për të prekurit nga tërmeti - Gazeta Express
string(98) "pd-anulon-aktivitetin-per-diten-e-themelimit-te-partise-fondet-kalojne-per-te-prekurit-nga-termeti"

PD anulon aktivitetin për ditën e themelimit të partisë, fondet kalojnë për të prekurit nga tërmeti

Gazeta Express

10/12/2019 20:53

Partia Demokratike njofton se aktivitetet e planifikuara për 11 dhjetorin, ditën e themelimit janë anuluar, dhe të gjitha fondet e përcaktuara për këto aktivitete se bashku me kontribute të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj do të shkojnë në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Sipas PD-së solidariteti me të dëmtuarit nga tërmeti dhe mbështetja maksimale për ta është mënyra më e mirë për të përkujtuar data të rëndësishme që shënojnë ngjarjet e Dhjetorit 1990, nga Lëvizja Studentore tek shpallja e pluralizmit dhe lindja e Partisë Demokratike.

Lexo Edhe:

“Që prej tërmetit të 26 nëntorit Partia Demokratike ka anuluar disa aktivitete kombëtare për t’ju përkushtuar me të gjitha mundësitë dhe burimet e saj njerëzore situatës pas tërmetit në terren pranë njerëzve në emergjencë.

Më herët Partia Demokratike anuloi aktivitetet për 28 nëntorin, kreu i demokratëve anuloi vizita te parashikuara jashtë vendit ndërsa në Ditën e Rinisë me 8 dhjetor, të rinjtë e Forumit Rinor e kthyen në ditë solidariteti duke mbledhur dhe shpërndarë ndihma për familjet e goditura nga tërmeti”, njofton PD.