Pazar për vrasjen e reformës? Shehi: Yuri Kim foli për Ramën, opozita s’ka votë - Gazeta Express
string(75) "pazar-per-vrasjen-e-reformes-shehi-yuri-kim-foli-per-ramen-opozita-ska-vote"

Pazar për vrasjen e reformës? Shehi: Yuri Kim foli për Ramën, opozita s’ka votë

Gazeta Express

26/05/2020 21:41

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, e sheh tejet pozitiv angazhimin e ambasadores amerikane Yuri Kim për përfundimin e reformës zgjedhore.

Shehi: Rolin e saj e vlerësoj jashtëzakonisht pozitiv. Nuk është se shoh ndonjë shkëlqim të madh idesh, por për angazhimin sepse tregon se SHBA po merren me Shqipërinë. Kanë vendosur të ndërhyjnë.

Lexo Edhe:

I ftuar në Rtv Ora, Shehi komentoi edhe deklaratën e fortë të diplomates amerikane për një marrëveshje të fshehtë kundër reformës në drejtësi.

Sipas Shehit, këmbana ra për Ramën dhe qeverinë e tij.

Shehi: Me këta që janë në qeveri. Për reformën në drejtësi PD dhe opozita nuk ka gjë në dorë, ka dalë jashtë loje. Nuk ngrejmë as karton, as votë. Ka ndonjë element të vogël Presidenti.

Për ish-deputetin, Presidenti bëri shumë mirë që publikoi mesazhet diplomatit të huaj për lojërat e ekspertëve që bëjnë politikat e Edi Ramës.

Shehi: Ka të drejtë dhe bën shumë mirë që i nxjerr.Më vjen shumë keq që opozita nuk mund të luajë rol. E ka komplet në dorë Edi Rama me gjithë ato zullumqarët në Parlament. Që kur i drejtohet ajo e di se kujt i drejtohet. Mund të ketë marrëveshje mes Ramës dhe atyre krerëve të drejtësisë. Për drejtësinë, Ramës i kemi lënë një kartë të bardhë në dorë. Por Ramës nuk i leverdis të ketë nëpër këmbë gjykatë Kushtetuese, gjykatë të Lartë. Më rehat se ka qenë ky.

Sa i takon deklaratës së Presidentit se Rama punon për lobin  pro serb në Uashington, ai ka këtë koment:

Shehi: Meta derisa i thotë është i zoti dhe ti mbrojë, ka qenë gjithmonë. Roli i Presidentit është të ndjekë Kushtetutën dhe të jetë garant për të gjithë palët. Kushtetuta i ka reduktuar funksionet e Presidentit, një stërkëmbësh i Ramës dhe Berishës. Përveç kësaj Meta ndodhet edhe në një presion të madh politik nga një grupim politik që kontrollon cdo gjë dhe shpesh herë ka abuzuar edhe me zotin Meta por problemi është se Meta duhet të mbahet brenda hapësirës institucionale dhe kushtetuese. Nuk mund t’ja delegojmë çdo gjë marrëveshjes sepse kthehemi në kohë të vjetër.