string(108) "pavijoni-i-republikes-se-kosove-mbane-hapjen-inauguruese-ne-ekspoziten-e-19-te-nderkombetare-te-arkitektures"

Arte

Gazeta Express

08/05/2025 14:29

Pavijoni i Republikës së Kosovë mbanë hapjen inauguruese në Ekspozitën e 19-të Ndërkombëtare të Arkitekturës

Arte

Gazeta Express

08/05/2025 14:29

Pavijoni i Republikës së Kosovës në Ekspozitën e 19-të Ndërkombëtare të Arkitekturës – La Biennale di Venezia mbanë hapjen inauguruese sot më 8 maj, në orën 15:00 në Sestiere Castello, Campo della Tana, Arsenale.

15:00 Hapja për të pranishmit dhe mediat
15:30 Fjalët e rastit
16:00 Koktej

Kosova këtë vit paraqet projektin Lulebora nuk çel më. Asamble në shpërfaqje nga Erzë Dinarama, një eksplorim ndijor i ndërprerjes dhe rikonfigurimit të marrëdhënieve të rrënjosura ekologjike dhe sistemeve të dijes së mishëruar, që gjenden nën trysninë e krizës klimatike.

I bazuar në punë kërkimore me bujq në mbarë Kosovën, projekti gjurmon një peizazh në tranzicion që pasqyron zbehjen e shenjave ndijore dhe treguesve sezonalë mbi të cilët bujqit janë mbështetur për dekada — duke zbuluar brishtësinë e formave të mishëruara të dijes, ndërsa njëkohësisht krijon hapësirë për rikalibrimin e tyre.