Pastori rrëmbehet nga persona të armatosur gjatë ceremonisë live në Facebook - Gazeta Express
string(76) "pastori-rrembehet-nga-persona-te-armatosur-gjate-ceremonise-live-ne-facebook"

Pastori rrëmbehet nga persona të armatosur gjatë ceremonisë live në Facebook

Lajme

Gazeta Express

03/04/2021 10:52

Disa persona të armatosur kanë rrëmbyer një pastor dhe tre persona të tjerë në Haiti gjatë një ceremonie që po transmetohej drejtpërdrejt në Facebook. Videoja u shpërnda shumë në rrjetet sociale, ndërsa vendi i Amerikës së Mesme po përballet me shtim të dhunës.

Në video, dy anëtarë të korit kishtar shihen duke kënduar para se t’i lëshojnë papritmas mikrofonat dhe të strehohen anash altarit. Përderisa muzika në piano vazhdon, një burrë që tund një armë shihet në ekran duke i marrë këta persona.

Lexo Edhe:

Incidenti, i transmetuar në Facebook dhe YouTube të enjten në mbrëmje, ndodhi në një kishë në Diquini, në periferi të kryeqytetit Port-au-Prince, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Gregory Figaro tha për një gazetë amerikane se tetë deri në dhjetë persona të armatosur shkuan me dy vetura dhe rrëmbyen pastorin dhe tre të tjerë, përfshirë pianistin.

“Nëse kjo mund të ndodhë, atëherë gjithçka është e mundshme në vend, sepse nuk ka respekt për asnjë institucion, qoftë kishë apo shkollë”, tha Figaro.

Haiti është përballur me shtim të dhunës viteve të fundit, sidomos nga incidentet e rrëmbimit me qëllim të përfitimit të parave, të cilat i kanë paralizuar ekonominë dhe shoqërinë haitiane.