Pasojat nga Covid-19: Të infektuarit nga virusi rrezikojnë të humbasin dëgjimin - Gazeta Express
string(78) "pasojat-nga-covid-19-te-infektuarit-nga-virusi-rrezikojne-te-humbasin-degjimin"

Gazeta Express

10/10/2020 18:34

Pasojat nga Covid-19: Të infektuarit nga virusi rrezikojnë të humbasin dëgjimin

Gazeta Express

10/10/2020 18:34

Teksa ishte duke ecur në oborrin e shtëpisë së saj, Meredith Harell papritur kuptoi se veshi i saj i djathtë filloi të kumbonte.

Ajo tregoi se përveç ziles në ato momente nuk mund të dëgjonte asgjë nga ai vesh.

Lexo Edhe:

Humbja e dëgjimit e Harrell ishte një mister derisa rreth një javë më vonë, kur ajo bëri një test Covid-19 rezultoi se ishte pozitive.

Edhe pse ajo asnjëherë nuk pati asnjë simptomë, një mjek i specializuar për dëgjimin i shpjegoi asaj se virusi mund të ishtë fajtor për humbjen e dëgjimit.

Viruse të tilla si fruthi dhe shytat dihet që ndonjëherë shkaktojnë humbje të papritur të dëgjimit dhe ka prova në rritje që koronavirusi i ri duhet të shtohet në listë.

“Ne po dëgjojmë gjithnjë e më shumë se njerëzit kanë humbje të dëgjimit si pjesë e infeksionit të tyre Covid”- tha Dr. Mattheë Steëart, profesor i asociuar i otolaringologjisë në Johns Hopkins Medicine.

Nuk ka statistika se sa e zakonshme është për njerëzit që kanë pasur Covid-19 të përjetojnë humbje të dëgjimit, por disa studime të vogla tregojnë për një lidhje të mundshme.

Një ekip në Mançester, Angli, u kërkoi pacientëve Covid-19 tetë javë pasi ishin lëshuar nga spitali nëse do të kishin përjetuar ndonjë ndryshim të dëgjimit ose zhurmë në veshët e tyre. Nga 138 pacientë në studim, botuar në International Journal of Audiology , 13% thanë po.