Pasojat e rënda të mbylljes së restoranteve, peshkatari: Grumbulluesit po abuzojnë me ne - Gazeta Express
string(86) "pasojat-e-renda-te-mbylljes-se-restoranteve-peshkatari-grumbulluesit-po-abuzojne-me-ne"

Pasojat e rënda të mbylljes së restoranteve, peshkatari: Grumbulluesit po abuzojnë me ne

Gazeta Express

03/04/2020 18:48

Peshkimi nuk futet në sektorët e ndaluar në kuadër të masave parandaluese të përhapjes së koronavirusit por peshkatarët në Pogradec thonë se po vihen në vështirësi.

Mbyllja e restoranteve dhe hoteleve ku ata shisnin sipas tyre ka bërë që grumbulluesit t’u japin çmime abuzive.

Lexo Edhe:

“Për të shitur shitet, e merr ai që e mbledh por çmimin e ul. E merr me 800 lekë kur duhet të ishte 1300-1500 lekë”.

Organizata e Menaxhimit të Peshkimit do të kërkojë nga qeveria që edhe ata të futen në listën e bizneseve që do të mbështeten.

“Ne si organizatë po bëjmë një kërkesë që edhe këta peshkatarë të kenë njëfarë subvencionimi”.

Në bashkinë e Pogradecit numërohen rreth 250 peshkatarë të licensuar./oranews