Pas votimit të Ligjit për Rimëkëmbje ekonomike, bie nga funksioni faqja e Trustit - Gazeta Express
string(82) "pasi-votimit-te-ligjit-per-rimekembje-ekonomike-bie-nga-funksioni-faqja-e-trustit1"

Pas votimit të Ligjit për Rimëkëmbje ekonomike, bie nga funksioni faqja e Trustit

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 19:35

Sot Kuvendi i Kosovës ka votuar Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike e cila do t’ua lejojë qytetarëve të Kosovës t’i tërheqin nga 10 përqind nga kursimet e tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale.

E interesi i qytetarëve lidhur me këtë duket të jetë i lartë, pasi faqja zyrtare e Trustit ka rënë nga funksioni.

Lexo Edhe:

Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike ka vlerë prej 212 milionë euro për biznese, tërheqje e 10 përqindëshit të Trustit dhe gjithashtu përfshinë nga 300 euro për të gjithë që e kanë humbur punën gjatë pandemisë.