Pasi u mor vesh krimi, njerëzit e Eduart Lamajt tentuan të pajtoheshin me Kanun - Gazeta Express
string(78) "pasi-u-mor-vesh-krimi-njerezit-e-eduart-lamajt-tentuan-te-pajtoheshin-me-kanun"

Pasi u mor vesh krimi, njerëzit e Eduart Lamajt tentuan të pajtoheshin me Kanun

Shqiperi

Gazeta Express

27/01/2021 17:46

Eduart Lamaj, atentatori i vrasjes së dyfishtë në Laç, ku mbetën të vdekur dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji Markaj, ka zbërthyer ‘fije e për pe’ të gjithë planin e thurur me bashkëpunëtorët e tij. Përpara grupit hetimor, Lamaj ka rrëfyer se si ka thirrur Klaudio Perkolën, Oltin (Elson (Oltion) Alija (Vlashi)), për të pirë ndodnjë cigare, por që në atë takim ka shkuar edhe Iliri (Ilir Xhepaj).

“Isha në shtëpi në lagjen numër 4 në Laç, e cila është në afërsi të autostradës. Mora në telefon Klaudion, Oltin për t’u takuar e për të pirë ndonjë cigare. Në vendin ku u takuam erdhi edhe një shok tjetër që ka shtëpinë afër, Iliri. Ata morën Golfin, bënë një xhiro dhe më pas u kthyen në shtëpinë time. Ndërkohë ata qëndruan jashtë shtëpisë, unë hyra brenda. Mora dy kapuçë, një të zi dhe një gri. Përgatita një mushama të zezë me shkrimin “policia”. Këtë e bëra përmes një cope kartoni të prerë në këtë formë dhe në ngjyrë të bardhë me spraj. Pas përgatitjes së këtyre veshjeve, u ktheva tek shokët dhe u kërkova atyre që të shkonin në lokalin e A.A. dhe t’i largonin klientët e t’i shkatërronin biznesin. Në vitin 2007 ai më vodhi 4000 euro. Pasi u propozova planin shokëve, ata pranuan. Në momentin që u nisëm u përgatitëm, unë vesha mushamanë e zezë që lexon policia, një palë tuta të kuqe, një bluzë të zezë me mëngë të gjata. Ilir Lika veshi një kapuç të zi që ia dhashë unë, një jelek me ngjyrë të gjelbër, të cilin e kishte veshur më parë si dhe një palë pantallona ushtarake. Oltioni veshi një kapele sportive dhe kishte veshur një palë xhinse blu. Shoku tjetër Klaudio kishte veshur një palë tuta sportive me ngjyrë të errët dhe një bluzë kamuflazhi.

Lexo Edhe:

U nisëm dhe shkuam. Sapo ndaluam në parking pamë edhe një makinë tjetër që kishte dritat ndezur. Mora automatikun dhe u nisa në pjesën e brendshme të lokalit. Hyra brenda dhe me sy po kërkoja kamerierin. Por menjëherë dëgjova që në drejtimin tim u qëllua me armë zjarri, unë pashë vetëm flakën e shkrepjes së armës. Nuk pashë më nëse kishte apo jo persona të lokal dhe nuk kisha asnjë dijeni që në lokal kishte njerëz. Qëllova për vetëmbrojtje. Kur shokët më lanë të palgosur në shtëpi, pashë që kisha vrarë dy persona. Aty mësove edhe emrat e tyre Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. I njihja, por nuk kam pasur ndonjë njohje të ngushtë me ta.

Qëndrova në shtëpi për disa ditë me radhë, piva antibiotikë, ndërkohë që u kisha thënë familjarëve që të m’i digjnin rrobat. Me vëllain u nisëm drejt spitalit më datë 22 qershor, aty pa hyrë ende makina, u takuam me një person me kaçurrela, që ishte mjek dhe që më pa plagën. E lamë pasdite që të shkonim në një spital privat dhe të kryenim ndërhyrjen. Kur hapa sytë, pashë policinë mbi kokë,”– tregon Lamaj.

Së fundmi prokuroria ka mbyllur hetimet lidhur me vrasjen e dyfshitë të ndodhur në një hotel në Laç, pak muaj më parë. Por një detaj interesant ka dalë nga dosja me 15 fashikuj, i cili “flet” mbi tentativat e familjarëve të të dyshuarve kryesorë të atentatit, për t’u pajtuar me ata të viktimave.

Pak ditë pas ngjarjes, pasi në media kishte dalë emri i Eduard Lamajt si i dyshuar për vrasjen e dy biznesmëve, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, të afërmit e tij kanë vendosur që të “shuajnë gjaqet”. Familjarët të afërt të Lamajt kanë shkuar në banesën e Bujar Likës, për të dhënë mesazhin se besonin që djali i tyre ishte autor i dy vrasjeve dhe se “gjakun” e të humburve duhet ta merrnin tek ata. 

Babai i Bujar Likës, duke iu referuar të dhënave në dosje, ka deklaruar se fillimisht nuk kishin marrë asnjë sinjal nga ana e familjes së Lamajt, dhe më pas kishin pasur vizitën në shtëpi, ku të afërmit i kishin thënë: Mos u humb se gjakun e ke tek ne.

Në rrëfimin e tij për hetuesit, babai i Likës ka treguar se u ishte përgjigjur shkurt se fjala e tyre nuk kishte më vlerë, pasi emri i autorit ishte mësuar nga të gjithë. 

“Ua preva shkurt. Për mua s’ka më vlerë kjo fjalë bazë zakonit se këtë tani e ka marrë vesh i madh e i vogël,”-ka treguar ai për hetuesit. Një qasje ndryshe nga ajo e familjes Lika, ka pasur Antonin Vlashi, babai i njërit prej të dyshuarve si pjesëmarrës në vrasje.

Ky i fundit, pretendohet se ka dërguar persona në familje për të kërkuar falje dhe ndjesë për vrasjen por nuk ka marrë asnjë përgjigje.