Pasi u lirua nga akuzat, vjen reagimi i parë i Greenwood - Gazeta Express
string(55) "pasi-u-lirua-nga-akuzat-vjen-reagimi-i-pare-i-greenwood"

Futboll

Gazeta Express

03/02/2023 8:24

Pasi u lirua nga akuzat, vjen reagimi i parë i Greenwood

Futboll

Gazeta Express

03/02/2023 8:24

Mason Greenwood sot iu hoqën të gjitha akuzat për tentativë përdhunimi dhe sulmi kundër tij.

Sulmuesi i Manchester United, 21 vjeç, u arrestua në janar të vitit të kaluar pasi policia hyri në rezidencën e tij, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Greenwood do të dilte në gjyq në nëntor si i akuzuar për tentativë përdhunimi dhe sulm.

Prokuroria sot konfirmoi se i kishte hequr të gjitha akuzat kundër tij.

Ndërsa ka reaguar edhe vet Mason Greenwood, i cili tha se ndihet i liruar që kjo çështje ka përfunduar.

“Jam i lehtësuar që kjo çështje tani ka përfunduar dhe dua të falënderoj familjen time, të dashurit dhe miqtë për mbështetjen e tyre. Nuk do të ketë asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, u shpreh Greenwood.