Pasi Donaldi krijoi lidhje me Beatrixën, raporti i tij me Semi Jaupajn ndryshoi, duke qenë se kjo e fundit është shoqja e ngushtë e Borës, ish -e dashura e aktorit Veshaj.
Gjatë kohës sa ishte banore në BB VIP, Semi kishte me vete një arush, të cilin ia la Donaldit brenda kur u eliminua nga shtëpia e famshme.
Por, pasi ajo vendosi t’i jap fund shoqëris me të ajo kërkoi nga produksioni që arushi t’i dorëzohet asaj.
Kështu si duket tani arushi ka arritur në duar e pronares, pasi ajo e ka postuar një imazh në InstaStory me arushin.
“Shpirti plot”, ka shkruar Semi në mbishkrimin e fotografisë.
Semi u largua edhe nga studio e Big Brother gjatë njërit prej spektakleve pasi asaj iu mohua e drejta të fliste me banorët në shtëpi, saktësisht Donaldin për t’ia kërkuar arushin e saj që t’ia kthente.