Pasi ia dogjën garazhën, gazetari Selimi: Për shkaqe sigurie vështirë që do të dal sot me familjen
Lajme
Gazeta Express
19/03/2023 8:09
Redaktorit të RTK-së Alban Selimi, i është djegur garazha. Por edhe përkundër arrestimit të një personi, gazetari Selimi nuk ndihet i sigurtë për të dalë me familjen e tij këtë të diel.
Prandaj, ai shprehet se beson se organet e
rendit do të rrisin sigurinë pranë familjes së tij.
Ai shkruan se këtë të diel vështirë që do të
dalë me familjen për xhiro për shkaqe sigurie.