Pasi del nga burgu ish- burri e djeg me qumësht, gruaja rrëfen tmerret: Foshnjes i fiku cigaret në gojë


Gazeta Express
20 Nëntor 2019 19:10

E lejoi ish- bashkëshortin në banesë që të takonte dy fëmijët e mitur, por ish burri i hodhi qumësht të nxehtë në fytyrë duke i shkaktuar djegie të rënda.

Historia e rëndë ndodhi pak ditë më parë teksa ditën e djeshme policia e arrestoi shtetasin B.Balla me origjinë nga Librazhdi.

Gruaja e re në moshë, vetëm 25 vjeç, ka rrëfyer këtë të mërkurë detaje rrëqethëse mbi dhimbjet që ka përjetuar jo vetëm nga djegia e rëndë që pësoi por edhe nga dhjetëra rrahjet që ka përjetuar nga dora e ish bashkëshortit.

Në emisionin Pa gjurmë në report tv, ajo ka rrëfyer sesi është rrahur me vite derisa ka vendosur të ndahet. Por edhe pse çifti kishte 4 vite i ndarë, sërish ish burri ka ardhur në banesën e të resë me justifikimin për të parë djalin e vogël dhe më pas i ka hedhur qumësht të valuar në fytyrë.

Madje gruaja rrëfen skena thellësisht të rënda, kur rrëfen sesi dikur i shoqi kishte djegur vajzën (atëhetë dy javëshe dhe sot 7 vjeç) me cigare në pjesën e gojës. 25 vjeçarja shton më shumë duke thënë se vajzën e kishte prerë dhe me thikë, shenja të cilat e mitura i mban akoma në trup.

Burri në fjalë ishte dënuar në vitin 2013 nga gjykata me vetëm 13 muaj burgim.

Këto dy muaj që kur kishte dalë nga burgu kishte takuar vetëm njëherë fëmijët në qendër dhe më ndoqi deri në shtëpi. Më kërkoi të kthehemi sërish bashkë. Por unë nuk mund të kthehesha. Ka djegur vajzën më cigare në fytyrë dhe ka e ka shpërfytyruar, edhe me thikë dhe ka bërë vetëm 14 muaj burg. Në trup ka shenja thike. Vajza është dhunuar kur ka qenë dy javëshe. Vajza ka qenë me raport mjeko ligjor. Vetëm një herë jam thirrur në gjyq. Herë tjetër nuk kam qenë. Nuk kam pasur avokat”, rrëfen 25-vjeçarja për emisionin “Pa Gjurmë”.

E reja më tutje tregon se i shoqi është burgosur disa herë dhe se ajo është detyruar të bashkëjetojë sërish me të pasi familja e kishte braktisur duke e lënë pa strehim tjetër.Ajo është divorcuar me të kur ishte shtatzënë me fëmijën e dytë, djalin sot 4-vjeçar i cili nuk e ka njohur babanë. Dy muaj kishte që kishte dalë nga burgu dhe ka shkuar sërish në banesën e të resë. Aty e ka rrahur, I ka hedhur qumështin në trup dhe më pas edhe e ka vjedhur.

“Ishte ora e 2 e gjysmë e natës. Unë isha te dhoma e gjumit me fëmijët në një krevat. E ndej që u mbyll dera e dhomës dhe u fikën dritat dhe aty i tremba. Kur unë ndez dritën e telefonit ndez dritën për të shikuar. Sa  ndez dritën ai ma hedh tenxheren syve. Ai më kapi dhe më gjuajti. Më kishte marrë pasaportën dhe lekët që i mbaja në çantë. Në momentin kur mami ndërhyri i gjuajti edhe mamit. Në momentin kur hapën derën e shkallëve ai hidhet nga dritarja dhe ikën”, thotë 25-vjeçarja.

“Isha tek dhoma e parë e spitalit. Në momentin kur ishte mjekja duke më mjekuar isha vetëm me një vajzë në dhomë. I them asaj vajzës ik lajmëro policinë se është ish-bashkëshorti. Kishte gënjyer rojet duke i thënë se është vëllai im. Unë e pashë. Ma bëri me shenjë që donte të dinte nëse e kisha denoncuar. Kur unë kthej kokën më vjet më fut kokën në jorgan dhe tenton të më mbysë. Kur i thashë çfarë më ke bërë kështu, nxori diçka nga xhepi. M’u duk si thikë. Unë kisha frikë”, tregoi ajo./Express

Te fundit


Kthehu lart