Pasi Borell ia dha një shuplakë sot Kosovës në Bruksel, Bislimi shfaqet në një takim "konstruktiv" me Lajçakun - Gazeta Express
string(107) "pasi-borell-ia-dha-nje-shuplake-sot-kosoves-ne-bruksel-bislimi-shfaqet-ne-nje-takim-konstruktiv-me-lajcakun"

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 21:16

Pasi Borell ia dha një shuplakë sot Kosovës në Bruksel, Bislimi shfaqet në një takim “konstruktiv” me Lajçakun

Lajme

Gazeta Express

25/01/2022 21:16

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajkçak është takuar sot me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për të cilin tha se ishte takim konstruktiv për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Bislimi sot ka takuar në Vjenë Lajçak pas një ‘shuplake’ që përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell ia dha Kosovës sot në Bruksel, ku e paraqiti Prishtinën zyrtare si një palë destruktive në negociata, e duke thënë se aktualisht Prishtina është duke treguar më shumë mosdëshirë për t’u kthyer në tavolinën e dialogut.

Lexo Edhe:

Madje, Lajçak tha se do ta vizitojë Kosovën javën e ardhshme, ku do t’i vazhdojnë diskutimet.

“I kënaqur për një takim konkret dhe konstruktiv për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi sot në Vjenë. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet tona javën e ardhshme në Kosovë”, shkroi Lajçak në një cicërimë në Twitter.