Ana Lleshi prej disa kohësh është përjashtuar nga emisioni “Për’puthen”, pasi theu një nga rregullat kryesore.
Ajo kishte shkuar në shtëpinë e ish-konkurrentit, Ajroni, i cili i publikoi një fotografi ku shfaqeshin të shtrirë në shtrat.
Si pasojë, që të dy u përjashtuan nga reality show. Por Ana u rikthye edhe njëherë në studion e “Për’puthen”.
Por kësaj radhe jo si konkurrente, por si moderatore, duke qenë se Bora Zemani ende nuk është rikthyer për shkak se ishte e infektuar Covid-19.

Gjatë moderimit, Ana nuk la pa ngacmuar djemtë në studio. Madje dy pre tyre, Rinianin dhe Andin, i bëri që edhe të kërcenin për të. Ndërsa pas kësaj puntate, Anës i ka ndodhur e papritura në rrjetet sociale.
Ajo ka zbuluar se ka marrë shumë dashuri nga fansat e saj të shumtë. Ana shton se një gjë të tillë nuk e kishte pritur aspak. Ajo nuk ka lënë pa falënderuar të gjithë, pasi e kanë pranuar ashtu siç është, me të metat e gabimet e veta.
Ana Lleshi premtoi se këtë dashuri që ka marrë pre tyre, do mundohet që tua kthejë dhjetëfish.



Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...