Pasi bëri bujë me videon e tij duke kënduar, Ferki Shala tregon nëse i është rikthyer muzikës - Gazeta Express
string(92) "pasi-beri-buje-me-videon-e-tij-duke-kenduar-ferki-shala-tregon-nese-i-eshte-rikthyer-muzikes"

Pasi bëri bujë me videon e tij duke kënduar, Ferki Shala tregon nëse i është rikthyer muzikës

Gazeta Express

19/06/2020 14:34

Ferki Shala është shfaqur në një video duke kënduar një nga hitet më të njohur të tij me grupin TNT, dhe kjo video po shpërndahet gjithandej në rrjetet sociale nga fansat e muzikës.

Një video e publikuar në internet ka befasuar shumë fansa të këngës shqipe, sidomos ata të grupit TNT, ku shfaqej ish-vokalisti i grupit duke kënduar një nga këngët e tij më të njohura.

Lexo Edhe:

Ferki Shala këndon një pjesë nga kënga ‘Kujtimet’ dhe zëri i tij tingëllon fantastik, si çdo herë.

I pyetur nga Gazeta Express nëse kemi një rikthim të mundshëm të tij në muzikë, ai u përgjigj: “Ka te reja nga une, veç jo sa i perket muzikes. Nuk ka rikthim se shume rehat jam”.

Këngëtari vite më parë kishte hequr dorë nga muzika, duke iu përkushtuar fesë e duke deklaruar se nuk do t’i kthehet më asnjëherë rrugës së muzikës e të famës.

E duket se kështu do të vazhdojë të mbetet për artistin e njohur./Gazeta Express/