Pasagjerja e anijes japoneze bëhet rusja e parë me koronavirus - Gazeta Express
string(62) "pasagjerja-e-anijes-japoneze-behet-rusja-e-pare-me-koronavirus"

Gazeta Express

17/02/2020 15:25

Pasagjerja e anijes japoneze bëhet rusja e parë me koronavirus

Gazeta Express

17/02/2020 15:25

Një grua ruse, e cila ndodhet në anijen japoneze “Diamond Princess”, është bërë personi i parë në Rusi që infektohet me koronavirus. Lajmin e konfirmoi ambasada e Rusisë në Japoni.

Kjo grua është e infektuara e parë nga 24 shtetasit rusë që ndodhen në anijen e futur në karantinë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Një qytetare e Rusisë është e infektuar me koronavirus. Kjo është konfirmuar pas kontrollit të pasagjerëve nga autoritetet japoneze. Gruaja ruse do të dërgohet së shpejti në spital për të marrë trajtim mjekësor”, thuhet në deklaratën e ambasadës ruse.

Në dy raste të tjera të shënuara në Rusi ishin të përfshirë dy shtetas kinez. Njëri rast ishte regjistruar në qytetit Chita të Siberisë, ndërsa tjetri në rajonin Tyumen.

Anija “Diamond Princess” e kishte nisur lundrimin nga Yokohama më 20 janar me 2666 turistë dhe 1045 anëtarë të ekuipazhit. Lundrimi i saj ishte planifikuar të përfundonte më 4 shkurt.

Megjithatë, njëri nga pasagjerët u konfirmua se ka koronavirus në Hong Kong dhe autoritetet më pas e vendosën anijen në karantinë, duke mos e lejuar largimin e njerëzve që ndodheshin në të.