Pasagjerja amerikane u çudit me ulëset e një linje ajrore në Suedi
Fun
Gazeta Express
20/07/2023 23:24
Një pasagjere amerikane mbeti e çuditur me
sediljet që kishte ofruar aeroplani me të cilin kishte udhëtuar.
Megan Homme tregoi përmes një videoje në
TikTok se i duhej të ulej në njërën prej katër ulëseve ku do të ishte përballë
me dy pasagjerë të tjerë, transmeton Telegrafi.
Këmbët e saj ishin disa centimetra përballë dy
pasagjerëve të tjerë.
Një vendosje e tillë e ulëseve është mjaft e zakonshme në trena dhe autobusë.
Sidoqoftë, është e pazakontë të shohësh një
gjë të tillë edhe në aeroplanë.
Gruaja e cila vjen nga Chicago, SHBA tha se
kishte qenë në një linjë ajrore rajonale në Suedi, por nuk e bëri të ditur se
për se cila ishte ajo linjë.
“Nuk e kam parë më herët këtë në një
fluturim”, tha ajo.