Pas Wernerit, Chelsea e do edhe Chilwellin - Gazeta Express
string(41) "pas-wernerit-chelsea-e-do-edhe-chilwellin"

Gazeta Express

05/06/2020 13:12

Pas Wernerit, Chelsea e do edhe Chilwellin

Gazeta Express

05/06/2020 13:12

Chelsea është duke tentuar ta sigurojë edhe transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë të Leicester Cityt, Ben Chilwellit, pasi raportohet se e ka siguruar transferimin e Timo Wernerit nga RB Leipzigu për 60 milionë euro.

As Liverpooli e as Manchester Unitedi nuk kishin qenë të gatshëm t’i paguajnë 60 milionë euro për Timo Wernerin 24-vjeçar, duke bërë kështu që Chelsea të arrijë marrëveshje për blerjen e tij, duke vendosur ta paguajë klauzolën prej 60 milionë eurove, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri Frank Lampard dhe mbrojtësi Antonio Rudiger folën me Wernerin personalisht, para se ai të pranonte ofertën për kalimin në Stamford Bridge, ndërsa agjenti i tij Karlheinz Forster i udhëzoi drejtorët e Leipzigut se Werneri do të kalojë në Londër në fund të këtij sezoni.

Pas në shkurt kishte arritur marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyech nga Ajaxi për 40 milionë euro, tani Goal raporton se Chelsea do t’i shtohet edhe një përforcim për sezonin e ardhshëm – Ben Chilwell.

Për dallim nga Werner dhe Ziyech, transferimi i Chilwellit do të jetë më i komplikuar pasi që ai nuk ka klauzolë për shkëputjen e kontratës së tij me Leicester Cityn, e cila është e vlefshme deri në vitin 2024.

Pasi që Manchester Unitedi pagoi 80 milionë funte për transferimin e Harry Maguire, Leicester City tani pritet të kërkojë sërish çmim të ngjashëm, përkundër që raportohet se ende nuk e ka vendosur çmimin për Chilwell. /Gazeta Express/