Pas vdekjes së pacientit me COVID-19 nga një fshat i Ferizajt, pritet t'u bëhen analizat familjarëve - Gazeta Express
string(97) "pas-vdekjes-se-pacientit-me-covid-19-nga-nje-fshat-i-ferizajt-pritet-tu-behen-analiza-familjareve"

Pas vdekjes së pacientit me COVID-19 nga një fshat i Ferizajt, pritet t’u bëhen analizat familjarëve

Gazeta Express

07/04/2020 15:29

Kreu i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka dhënë detaje për personin që ka ndërruar jetë mbrëmë, e që sot pas testimeve doli se ishte i prekur me koronavirus, raporton Gazeta Express.

Aliu ka shkruar në Facebook se I.Sh nga fshati Sazli e Ferizajt ka ndërruar jetë pas komplikimeve të rënda kardio-pulmonare.

Lexo Edhe:

Ai thotë se profesionistët shëndetësorë kanë nën kontroll situatën, e se po punohet vazhdimisht në identifikimin e personave eventual të kontaktit dhe masave kontrolluese e mbrojtëse për familjen e të ndjerit e të afërmve.

“Është momenti i fundit kur duhet të bëjmë kujdes maksimal, mos dilni pa arsye, mbroni shëndetin tuaj e të familjes. Ngushëllime familjes e të njohurve të të ndjerit e lutje për kujdes bashkëqytetarëve”, ka shtuar Aliu. /GazetaExpress/