Pas tri asistimeve që bëri mbrëmë, Messi hyn në histori të Ligue 1 - Gazeta Express
string(65) "pas-tri-asistimeve-qe-beri-mbreme-messi-hyn-ne-histori-te-ligue-1"

Sport

Gazeta Express

10/04/2022 13:35

Pas tri asistimeve që bëri mbrëmë, Messi hyn në histori të Ligue 1

Sport

Gazeta Express

10/04/2022 13:35

Lionel Messi është futur në histori të kampionatit francez, Ligue 1, pasi regjistroi tri asistime të shtunën mbrëma.

Paris Saint-Germaini shënoi fitore të thellë mbrëmë në udhëtim te Clermont me rezultatin 1:6, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Messi në këtë ndeshje regjistroi tri asistime. Argjentinasi asistoi dy herë për Kylian Mbappen dhe një herë për Neymarin.

Për shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” ishte hera e dytë brenda këtij sezonit që kompleton het-trik me asistime në një ndeshje.

Kësisoj, 34-vjeçari është bërë lojtari i parë në histori të Ligue 1 që ka regjistruar së paku tri asistime në dy ndeshje të ndryshme brenda një sezoni. /Gazeta Express/