Pas tre muajsh që ishte shëruar, infektohet për herë të dytë - Gazeta Express
string(59) "pas-tre-muajsh-qe-ishte-sheruar-infektohet-per-here-te-dyte"

Gazeta Express

06/06/2020 11:23

Pas tre muajsh që ishte shëruar, infektohet për herë të dytë

Gazeta Express

06/06/2020 11:23

Ne rastet e reja te konfirmuara ne 24 oret e fundit, te te prekurve me koronavirus ne vendin tone, ka rezultuar edhe nje personel shendetesor i riinfektuar.

Lajmin e ka bere me dije Ministria e Shendetesise, teksa ka dhene sot detajet e situates me te fundit te koronavirusit ne vendin tone.

Lexo Edhe:

“Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi. Aktualisht kemi një personel shëndetesor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar”- njoftoi ministria e Shendetesise.

Perballe kesaj situate, e per te shmangur mundesine e infektimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës vetjake dhe shmangien e grumbullimeve.