Pas testeve mjekësore, Milan optimist për Tonalin - Gazeta Express
string(48) "pas-testeve-mjekesore-milan-optimist-per-tonalin"

Futboll

Gazeta Express

07/08/2022 17:42

Pas testeve mjekësore, Milan optimist për Tonalin

Futboll

Gazeta Express

07/08/2022 17:42

Milan raportohet se janë optimist për gjendjen e Sandro Tonalit pas lëndimit të tij gjatë një miqësore kundër Vicenzas  

Mesfushori 22 vjeçar u largua me dhimbje duke çaluar në fushë gjatë pjesës së dytë, ku Kuqezinjtë fituan me rezultat 6-1 kundër Vincenzas dje, ku besohej që ai kishte pësuar një tërheqje muskulore në ije. Fillimisht, kishte shqetësime që Tonali do të jetë jashtë minimumi një muaj, duke bërë që Milan të bënte një test mjekësor.

Lexo Edhe:

Siç raporton MilanNews.it. stafi mjekësor i Milan tani janë optimist dhe ata nuk janë aq të shqetësuar për lëndimin testet e të cilit do të bëhen nesër. 22 vjeçari është i qetë, që tregon që gjërat nuk mund të jenë aq serioze sa u dukën fillimisht.

Kuqezinjtë po ashtu besojnë që gjendja e Junior Messias është më e mirë së në fillim, edhe pse testet do ta konfirmojnë këtë gjë nesër.

Sezoni i ri i Serie A fillon më 13 gusht kundër Udineses dhe ata shpresojnë që të kenë një skuadër sa më të mirë deri në atë kohë që të luajë kundër mysafirëve. /GazetaExpress/