Pas talljes se Gjikos me Shefqet Krasniqin, vjen përgjigja e këtij të fundit


Gazeta Express
11 Shtator 2019 19:11

Reperi Gjiko kaloi bashkë me gruan e tij Elita Rudi dhe djalin Zëri, pushime përrallore në Turqi 

Por, si duket Gjiko si Gjiko dhe as pushimet nuk i ka kaluar pa nxitur reagime të ndryshme.

Pasi që erdhi me disa foto ku postonte thënie të ndryshme për jetën dhe familjen Gjiko kishte postuar një foto të gruas se tij Elita Rudi ku ajo shihet duke e puthur një delfin.

“@ShefqetKrasniqi e nxona grun tu u puth me delfin tregom cka me bo”, ishte pyetja e Gjikos drejtuar hoxhë Shefqet Krasniqit.

Por, përgjigja e hoxhës ka ardhur sot, i cili nuk e ka marrë shumë me inat këtë gjë dhe edhe ai ka bërë paksa humor me reperin.

“Selajm Alekum vlla i dashur. Veç një gjë po ta them, një thenie popullore, fjaltë e hallkut dhe birat e gardhit nuk mbyllen asnjehere. Kshtu qe mos i degjo cka flasin. Allahu ju dashte”, ka shkruar ai. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart