Pas takimit të liderëve, kryeministri do të takohet me partitë e koalicionit


Gazeta Express
20 Tetor 2019 19:08

Pas takimit të liderëve në Vilën Vodno, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Zoran Zaev do të takohet edhe me partitë e koalicionit.

Në takim pritet të marrë pjesë lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi dhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi, shkruan Portalb, përcjell Gazeta Express.

Takimi është paralajmëruar për në ora 20:00, kur edhe është paralajmëruar konferencë për media e presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovski.

Jozyrtarisht thuhet se Zaevi në takimin e liderëve do të kërkojë zgjedhje parlamentare urgjente, gjë e cila do ta shkurtojë kohëzgjatjen e qeverisë teknike në 45 ditë, me çka zgjedhjet do të mbaheshin në muajin dhjetor të këtij viti.

Takimet vijnë pasi Këshilli i BE-së, dhënien e datës për nisjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë e shtyu për në maj të 2020-s, për shkak se liderët nuk arritën kompromis gjatë samitit dyditor që u mbajt në tetor.

Te fundit


Kthehu lart