Pas takimit të Anës me Atdheun, Fatjoni shpërthen keq në studio - Gazeta Express
string(62) "pas-takimit-te-anes-me-atdheun-fatjoni-shperthen-keq-ne-studio"

Rozë

Gazeta Express

04/12/2020 23:07

Pas takimit të Anës me Atdheun, Fatjoni shpërthen keq në studio

Rozë

Gazeta Express

04/12/2020 23:07

“Unë besoj shumë në kimi dhe e pashë te këta të dy. Shkojnë me njëri-tjetrin goxha. Ishalla Zoti lart e më lart!” Pikërisht kështu u shpreh Fatjoni, pas takimit të Anës dhe Atdheut në “Përputhen”.

Mirëpo, kjo qetësi e tij nuk zgjati shumë, pasi vetëm disa minuta më vonë ai shpërtheu keq në studio. Duke qenë se konkurrentët e tjerë po qeshnin teksa Atdheu dhe Ana flisnin, kjo e fundit u shpreh “Jemi bërë si stallë lopësh dhe jo si njerëz!” Deklarata e saj nuk u prit aspak mirë nga Fationi.

Lexo Edhe:

Pjesë nga biseda në studio:

Fatjoni: Stallë lopësh nuk jemi. Ti ke qenë e para që ke qeshur, kështu që thuaj mendimin edhe lëre. Mos e thuaj stallën, mos le nam aty po ec thuaj mendimin. Jep takimin tjetër edhe të ikim.

Ana: Po nuk të marr ty leje

Fatjoni: Po mos më thuaj mua stallë

Ana: Po kur fus veten të fus edhe ty

Fatjoni: Ti je e para që qesh, po jep takimin e radhës, dërr dërr dërr

Ana: Po s’dua më vlla të lë llafet. Kush je ti të lë llafet unë? Nuk marr urdhra nga ti unë

Fatjoni: Mos fol për mua

Ana: Nëse të djeg, problemi jot jo i imi Fatjon

Fatjoni: Unë jam këtu te çunat

Ana: Po hajde o Fatjon se këtë punë ke ti gjithmonë

Fatjoni: Mirupafshim

Ana: Mirupafshim

Reagimi i Fationit u mor si xhelozi për Atdheun e Anën nga ana e opinionistit Arian Konomi, i cili e quajti të shtirur dhe urimin e Fatjonit në fillim.