Pas takimit me Presidentin dhe aleatët, Basha: Gati të marrim çdo hap për garantimin e zgjedhjeve


Gazeta Express
16 Korrik 2019 11:47

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë të shkurtër për gazetarët, fill pas takimit me Presidentin Ilir Meta, diskutim i cili u pasua me një tjetër takim të Bashës me aleatët opozitarë në selinë blu.

Basha deklaroi se Presidenti Meta mendon se mbajtja e zgjedhjeve më 13 tetor do të ishte një dalje nga kriza politike. Pavarësisht se Basha vetë nuk ka pohuar apo mohuar një zgjidhje të tillë, ai është shprehur para gazetarëve se opozita është e angazhuar maksimalisht që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira.

Më tej kryedemokrati tha se opozita po bën gati tashmë propozimet e saj për të dalë nga kriza ekonomike që sipas tij vjen si shkak i grabitjes masive të qeverisë.

Basha: Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një dalje nga kriza politike. Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e tij i kam bërë të qartë se opozita dhe PD janë në këtë betejë për interesin e njërëzve dhe se në këtë funksion opozita ëhstë e gatshme që të marrë çdo hap për t’i garantuar shqiptarëve të drejtën e votës dhe për të garantuar përmes tyre një qeveri që buron nga njerëzit dhe që i shërben atyre.

Sot në PD kemi diskutuar në lidhje me këtë dhe në raport me zgjidhjen që presin shqiptarët. Kemi diskutuar gjatë për emergjencën ekonomike ku ndodhet vendi, pasi një nga mëkatet më të mëdha të kësaj bande që na qeveris,ia ka dalë që të vfjedhë dhe grabisë qytetarët dhe pasuritë e këtij vendi. Kemi diskutuar bashkarisht platformën ekonomike që shqiptarët meritojnë të kenë.

Te fundit


Kthehu lart