Pas takimit me Bashën, ambasadorja Kim: Reforma zgjedhore të përmbyllet më 31 maj - Gazeta Express
string(79) "pas-takimit-me-bashen-ambasadorja-kim-reforma-zgjedhore-te-permbyllet-me-31-maj"

Gazeta Express

26/05/2020 15:56

Pas takimit me Bashën, ambasadorja Kim: Reforma zgjedhore të përmbyllet më 31 maj

Gazeta Express

26/05/2020 15:56

Rreth një orë zgjati takimi mes ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim dhe liderit të opozitës Lulzim Basha.

Në përfundim ambasadorja Kim, para mediave u shpreh se reforma zgjedhore duhet të përfundojë më 31 maj dhe se ky nuk është një afat i vendosur nga ambasada amerikane, por një prioritet i popullit shqiptar.

Lexo Edhe:

Sapo zhvilluam një takim shumë të mirë me zotin Basha. Diskutuam për të ardhmen dhe jo për të shkuarën.

Folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar për të përfunduar reformën zgjedhoren deri më 31 Maj.

Ky nuk është ndonjë afat i SHBA, por vetë udhëheqësit.

Opozita ka një punë shumë të vështirë, por jam shumë e inkurajuar për diskutimin e realizuar sot dhe pres për rezultatet”, tha Yuri Kim.

Këtë zotim për të përmbyllur reformën më 31 maj e bëri edhe vetë kreu i opozitës Luzlim Basha.