Pas sulmit të Ramës, TG3 interviston Dritan Zaganin dhe 'kujton' lidhjet Tahiri- Habilaj - Gazeta Express
string(84) "pas-sulmit-te-rames-tg3-interviston-dritan-zaganin-dhe-kujton-lidhjet-tahiri-habilaj"

Gazeta Express

29/01/2020 20:29

Pas sulmit të Ramës, TG3 interviston Dritan Zaganin dhe ‘kujton’ lidhjet Tahiri- Habilaj

Gazeta Express

29/01/2020 20:29

Pas sulmit që Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm i adresuan medias italiane TG3, duket se kjo e fundit nuk ka ndërmend ta lërë debatin për kanabisinin mënjanë. Madje kësaj here TG3 ka marrë në intervistë Dritan Zaganin, për të vënë në dukje lidhjen me krimit dhe shtetit.

Ish- policin e antidrogës denoncoi i pari grupin e Habilajve dhe lidhjen e këtyre të fundit me ish- Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Lexo Edhe:

Zagani rikujton dhe njëherë sesi ra në gjurmët e një makine audi të zi, teksa tentonte të hetonte mbi trafikun e drogës në Shqipëri. Zagani, i shpallur tashmë si ‘ndër më të kërkuarit’ nga policia shqiptare, vuri theksin tek fakti se Audi që përdorej për trafik, rezultonte të ishte në pronësi të ish- Ministrit Tahiri.

“Ky është dokumenti që mban datën 21 mars 2017. Është një përgjigje zyrtare nga autoritetet zvicerane të njohjes së azilit politik për mua dhe familjen time,” thotë që në hyrje të reportazhit të RAI 3, Dritan Zagani. Televizoni italian thotë se Dritan Zagani ishte një zyrtar i policisë shqiptare që merrej veçanërisht me luftën kundër drogës, por që nga sot është një refugjat, i cili ka kërkuar azil politik në Zvicër sepse pranon që ka zbuluar korrupsionin midis politikës dhe narkotrafikantëve në Shqipëri.

Duke bërë një hetim për një narkotrafikant në Vlorë, arrita të bija në gjurmë të një makine, një Audi të zi. Kontrollova targën dhe rastësisht pashë që pronar i kësaj makine ishte ministri im i kohës”, tha Zagani.

“Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm u detyrua të jepte dorëheqjen për këtë rast që zbulonte se kushërinjtë e tij ishin njerëz të punëve të pista, kurse kushërinjtë e tij, vëllezërit Habilaj u arrestuan në Katania ku po zhvillonin biznesin e tyre duke shituar marijuanë.

Tahiri u dënua vitin e kaluar për shpërdorim detyre, e njëjta vepër penale për të cilën është akuzuar edhe Zagani. Mbi Zaganin bie akuza se i ka shitur informacione një oficeri italian, por që asnjëherë nuk është hapur një hetim.”-thuhet në kronikën e TG3.

 “Unë nuk mund ta hetoj bandën, por banda më futi mua në burg”, përmbyll Zagani.