Pas sulmit në zemër, Casillas flet për të ardhmen e tij


Gazeta Express
13 Qershor 2019 15:13

Përkundër që pësoi sulm në zemër më 1 maj, ish-portieri legjendar i “Los Blancos” dhe ikona spanjolle insiston se ai nuk është gati të pensionohet nga karriera e tij si futbollist profesionist ende.

Iker Casillasi i ka mohuar spekulimet se ai do të pensionohet nga futbolli pasi e kishte pësuar një sulm në zemër gjatë seancës stërvitore me Porton muajin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Legjenda e Real Madridit dhe Kombëtares së Spanjës pësoi sulm në zemër më 1 maj dhe hyri në operacion urgjent, para se të kthehej në shtëpi vetëm pesë ditë më vonë.

Mediat portugeze pretendojnë se Casillasi do ta zyrtarizojë vendimin e tij për t’u pensionuar të enjten dhe thuhej se portieri do ta marrte një rol në bordin e drejtuesve të Portos.

Por, 38-vjeçari la të kuptohet se këto janë vetëm shpifje të mediave sepse atij nuk i është treguar ende nga ekspertët mjekësorë nëse ai mund të rikuperohet mjaftueshëm sa për t’iu kthyer futbollit sërish.

“Njëjtë si me këtë tweet para një muaji, përveç pjesës për testin mjekësor, të cilin e kam nesër. Përqafime për të gjithë”, shkroi Casillas në Twitter, duke iu referuar një postimi të mëhershëm të tij, ku e kishte mohuar se do të pensionohet. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart