Pas shtimit të rasteve, Holanda shtrëngon masat kundër pandemisë - Gazeta Express
string(63) "pas-shtimit-te-rasteve-holanda-shtrengon-masat-kunder-pandemise"

Gazeta Express

29/09/2020 12:27

Pas shtimit të rasteve, Holanda shtrëngon masat kundër pandemisë

Gazeta Express

29/09/2020 12:27

Ndonëse kryeministri holandez, Mark Rutte, fillimisht kishte thënë se është skeptik për përfitimet që sjell përdorimi i maskës, atij tashmë nuk i ka mbetur zgjidhje tjetër pos t’i shtrëngojë masat pasi vendi i tij po futet në valën e dytë të infeksioneve.

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, njerëzit në Amsterdam, Hagë, Eindhoven dhe Rotterdam po këshillohen që të vendosin maska në dyqane, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Restorantet dhe baret në mbarë vendin duhet të mbyllen në orën 22, ndërsa tifozët nuk do të kenë të drejtë të shkojnë në stadiume dhe palestra. Bizneset si  sallonet e floktarëve dhe dentistët duhet t’i marrin të dhënat kontaktuese të klientëve. Njerëzit janë këshilluar të punojnë nga shtëpia dhe të qëndrojnë brenda, nëse kanë simptoma të koronavirusit.

Këtë javë Holanda e theu rekordin ditor të infektimeve dhe pritet që të regjistrojë nga 5,000 raste në ditë javën e ardhshme. Numri i personave të pranuar në spitale është rritur për të 26-n ditë me radhë.

Një ditë më parë, ministri holandez i Shëndetësisë, Hugo de Jong, tha: “Jemi duke e bërë më të mirën tonë, por virusi po ia del më mirë”.