Pas Shkupit, Escobar shkon këtë javë në Tiranë - Gazeta Express
string(45) "pas-shkupit-escobar-shkon-kete-jave-ne-tirane"

Pas Shkupit, Escobar shkon këtë javë në Tiranë

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 10:16

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, në datën 9 dhjetor.

Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se Escobar do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Jashtme Olta Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë “për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime”.

Lexo Edhe:

“Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, lexohet në postimin e Ambasadës Amerikane në rrjetet sociale.