Pas shkarkimit nga posti i Drejtorit, flet për herë të parë Xhevat Iseni


Gazeta Express
10 Korrik 2019 14:12

Xhevat Iseni, kryetari i bordit të Drejtorëve të Shoqatës Aksionare për Ekonomizimin e Hapësirave Afariste ka folur pas shkarkimit të tij nga ky post në mbledhjen e djeshme të qeverisë.

Ai ka thënë se faleminderon kryeministrin Zaev për besimin e dhënë dhe se çdoherë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të luftojë për barazi, përgjegjësi dhe sundimin e ligjit.

Qeveria në mbledhjen e mbajtur dje ka shkarkuar Xhevat Isenin, drejtorin apo kryetarin e bordit të Drejtorëve të Shoqatës Aksionare për Ekonomizimin e Hapësirave Afariste.

Ai ishte anëtar një nga figurat kyçe në Shkup të LSDM-së, që solli fitoren e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare, dhe më pas edhe ato lokale. Së fundi ishte kritik i ashpër i politikave të LSDM-së dhe disa funksionarëve të saj.

Nga Qeveria nuk sqaruan arsyet e shkarkimit, por për Isenin së fundi shkruanin disa media në gjuhën maqedonase, duke thënë se ai ishte parë në një dasmë me një pistoletë në brez, për të cilën Iseni theksoi se ishte pistoletë me gaz dhe me leje. 

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart